Foto ilustruese

Të rinjtë rrahin me grushta policin në Tiranë, njëri prej tyre ishte në arrest shtëpie

9 Korrik 2023, 11:50| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 17:45

  • Share

Tre të rinj kanë dhunuar me grushte një punonjës policie në Tiranë.

Dy prej tyre janë arrestuar nga ndërsa një tjetër është shpall në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. Zh., 26 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin D. Zh., 23 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. Ç., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë”, njofton policia.

Këta shtetas, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti kanë goditur me grushte shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie). Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi M. Zh., ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?