Të rinjtë me thika, rasti tragjik i 18-vjeçarit në Shkozë, teologu në 'Përballje': Dhuna është bërë ushqim! Psikologia: Prindërit të edukojnë fëmijët

1 Prill, 14:34| Përditesimi: 1 Prill, 16:11

  • Share

Rasti tragjik i mbrëmjes së djeshme në kryeqytet ku humbi jetën një 18-vjeçar në rrethrrotullimin e Shkozës pas një goditje me thikë në gjoks, u diskutua në ‘Përballje’ në Report Tv.

Shkak supozohet një vajzë që ndodhej në makinë me viktimën, kur të rinjtë i bënë pritë me makinë

Gazetari Sokol Dema dha detaje nga vrasja e mbrëmshme. Autori që ka qëlluar për vdekje Aureljo Dervishin, është një i mitur.

'Paraprakisht dyshohet se autori kryesor është një i mitur. Janë 4 persona të shoqëruar, një 20 vjeç, dy 16  vjeç dhe një 15 vjeç. Autori mund të jetë 16 ose 15 vjeç. Çështje orësh që për to të ketë prerje të fletë-arresteve sipas veprave. Viktima ishte i dashuri aktual i vajzës. Njëri prej djemve tek automjeti tjetër ka qenë i dashuri më herët i vajzës.'

Miron Çako, katekist dhe teolog në Kishën Orthodokse Shqiptare, u shpreh në studio se rasti është i rëndë pasi ka të përfshirë fëmijë dhe adoleshentë, një moshë mjaft delikate.

'Kjo është për të bërë kryq. Kemi humbur një adoleshent dhe gjej rast të ngushëlloj familjet. Edhe ata që bënë krimin e fillojnë jetën shumë gabim. Në ligjin e Zotit, thuhet mos vrit. Jetojmë në një kohë kur jeta po humbet vlerën e saj. Të gjithë janë adoleshentë dhe është mosha më kritike.

Është dhe mosha kur truri i tyre nuk është formuar plotësisht. Është mosha më delikate, ka prioritet ndjenja. Është një krim shumë i rëndë dhe ne si shoqëri na dëmton, pasi bëhen dhe imitime. Dhuna është bërë një lloj ushqimi. Ata që janë të dhunshëm shikohen si njerëz që duhen imituar. Po vuajnë nga një lloj ateizmi që trashëgohet nga prindërit. Dukem mos patur frikë nga Perëndia shikohen akte të dhunshme.', tha Çako. 

Psikologia Manolita Hida, në lidhje Skype, tha se në shoqëri ka një mungesë empatie dhe tashmë mbajtja e një thike me vete është kthyer në model.

'Këto mesazhe negative nuk janë gjë tjetër veçse modele. Mungesa e modeleve pozitive ndikon negativisht dhe në atë ndjenjën e dhembshurisë ndaj tjetrit. Na mungon empatia. Ka një mungesë ndërgjegjësimi personal. Mesazhi më i madh prindërve. Të kujdesen sa më shumë për fëmijët në moshën 10-12 vjeç. Adoleshentët do të shkojë tek ato grupe që do ndihen të pranuar. Zgjedhin njëri-tjetrin pasi ndihen të pranuar me njëri-tjetrin. Nuk ka asnjë lloj arsye pse një i ri duhet të eci me thikë. Është kthyer në një stil jetese. Është e rëndësishme që pjesa e shoqërisë të hyjë dhe të kryejë rolin e saj. Duhet të reagojmë dhe duhet të kuptojmë që pjesa e edukimit të rinjve nis me prindërit.' , shprehet psikologia.

Çako shton se është mjaft i rëndësishëm dhe prindërimi, pasi fëmija duhet edukuar në shtëpi.

'Duket si krim pasioni, por një pasion i keqpërdorur. duhet pasur kujdes, meshkujt për të treguar autoritetin e tyre bien viktimë e ngacmimeve femërore dhe dëmtojnë pa dashur edhe këto vajza. Duhet të këmbëngulin në edukimin e fëmijëve nga prindërit. Prindërit, nuk bëjnë kujdes, nuk i edukojnë. Çfarë shikon fëmija? Nëse ai ushqehet me programe të dhunshme ai nesër do bëhet një killer. Duhet bërë alarm. Nuk është prindërim të lindësh fëmijë. Duhet të edukojë fëmijën. Ti dhe jo shkolla dhe shoqëria. Nëse je indiferent mos prit që fëmija të bëjë prokopi në jetë.', shton katekisti.

Nga ana tjetër, Çako thotë se zgjuarsi është t’i shmangesh grindjes.

'Zoti bën atë që ne nuk e bëjmë dot. Nuk është propagandë. Me të vërtetë Zoti të ruan. Duhet ti luten Zotit për fëmijët e tyre. Duhet kultviuar vlerën e jetës. Dhe Krishti na thotë një fjalë në Ungjilli: Nëse dikush të qëllon në faqe ktheje tjetrën. Zgjuarsi është të ikësh. Ja vlen të humbasësh jetën 18 vjeç? Bëhuni të zgjuar, vlerësojeni jetën.'

Psikologia përfundoi duke thënë se pasoja të veprimeve të tilla të rënda nuk kthehen prapa.

'Dukja nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë. Të jesh i forti nuk të bën më të mirin. Nga eksperienca në sistemin e burgjeve është e vështirë të kthesh prapa pasojat e veprimit që ke kryer. Shumë pak prej tyre pendohen.'

Ora 14:44
Vrasja e 18-vjeçarit me thikë në rreth-rrotullimin e Shkozës, gazetari Sokol Dema jep detaje në 'Përballje'

 

Gazetari Sokol Dema dha detaje në 'Përballje' nga vrasja e 18-vjeçarit mbrëmjen e djeshm në rreth-rrotullimin e Shkozës. Shkak ka qenë një vajzë me të cilën viktima kishte një marrëdhënie sentimentale kohët e fundit.  

'Ka qenë një ngjarje e rëndë. Kanë qenë dy automjete në rreth-rrotullimin e Shkozës në orët e vona. Sapo panë njëri-tjetrin ka nisur debat në distancë në makinë. Pastaj dolën dhe degradoi deri në nxjerrjen e një thikë dhe ka qëlluar në drejtim të 18-vjeçarit Aurelio Dervishi i cili mbeti i plagosur rënë dhe ndërroi jetë rrugës. I gjithë grupi janë larguar në drejtim të Unazës Lindore dhe u kapën më vonë. Tani vijon puna hetimore. Shkak kryesor ka qenë një vajzë. Midis viktimës dhe vajzës ka nisur një marrëdhënie sentimentale. Ajo ka qenë e lidhur me njërin prej personave të shoqëruar. Mesa duket, ka patur tension të situatës dhe ka pasur me rrahje dhe deri në nxjerrjen e armës së ftohtë duke e qëlluar në gjoks duke mos mbërritur i gjallë në spital. Paraprakisht dyshohet se autori kryesor është një i mitur. Janë 4 persona të shoqëruar, një 20 vjeç, dy 16  vjeç dhe një 15 vjeç. Autori mund të jetë 16 ose 15 vjeç. Çështje orësh që për to të ketë prerje të fletë-arresteve sipas veprave. Viktima ishte i dashuri aktual i vajzës. Njëri prej djemve tek automjeti tjetër ka qenë i dashuri më herët i vajzës.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/04/2024 01:45

    E si edukohen femijet moj zonje,duke u blere Benz e BMW qe 18 vjec?! Sepse keto makina kishin dy adoleshente ne Korce para ca ditesh qe ua dogjen disa djem te tjere.Sherri per nje vajze ishte dhe atehere,por ndryshe nga fatkeqi i sotem qe u vra me thike,keta ja hodhen vetem me nje djegje makine.Vertet ishin viktima,por a eshte normale qe nje adoleshent qe zor se te mund te kete punuar nje dite ne jete,te zoteroje makina te tilla,kur moshataret e tyre ne bote,shkojne paradite ne shkolle e mbasdite ne pune dhe makinat qe perdorin shumica i blejne vete me parate e tyre dhe i blene te perdorura e marka te lira?! Para se te flasim per edukim femijesh e adoleshentesh,duhet qe ne fillim te edukohen prinderit moj zonje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?