Dosjet e FRPD-së, të lënë në derën e SPAK (marrë në Facebook)

Të rinjtë e FRPD: SPAK, çekiç i Ramës për të mbyllur dosje

9 Shkurt 2023, 14:51| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 14:54

  • Share

TIRANË- Një grup të rinj të FRPD-së mbajtën një deklaratë përpara SPAK duke sulmuar prokurorinë e Posaçme se është kthyer në shërbim të kryeministrit Edi Rama duke mos hetuar çështje të korrupsionit të qeverisë, sipas tyre.

“SPAK-u është një strukturë e cila është kthyer në një çekiç të kryeministrit në ikje për t’i tërhequr vëmendjen në bazë të dosjeve voluminoze që ka depozituar PD në këtë strukturë……I bëjmë thirrje SPAK-ut që është bërë KAPS të mos të jetë më një vegël në dorën e një kryeministri që e shkel ligji”, tha Arbër Kola i FRPD.

“Çështja e inceneratorëve ka arritur kulmin. Pse SPAK nuk po vepron? Pse trekëndëshi Bermudes Edi Rama-Erion Veliaj-Taulant Balla, mos të harrojmë edhe tjerët dhe nuk po dalin para drejtësisë. Ku janë këto lekë? Mos po përdoren sërish për masakrat zgjedhore”, tha Endrison Breçani, FRPD.

 Të rinjtë i lanë dosjet në derën e SPAK, siç shihet edhe në këtë foto të shpërndarë në rrjetet sociale. Këto akuza vijnë në vazhdën e sulmeve që Berisha ka pasur për SPAK, ku shpesh herë e etiketon si “SKAP i Partisë”.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?