Bledi Çuçi me të rinjtë në Berat

Të rinjtë e FRPD në Berat i bashkohen PS-së, Çuçi: E kuptuan që s'mund të rrinë më mbrapa

23 Prill 2023, 15:04| Përditesimi: 23 Prill 2023, 15:14

  • Share

20 të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Berat bashkë me kryetarin e tyre, Mateo Smile, braktisën forcën politike ku ishin deri më tani dhe iu bashkuan fushatës së Partisë Socialiste.

Bashkë me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, njëherëz edhe drejtues politik i PS në qarkun Berat dhe kandidatin për kryetar bashkie, Ervin Demo, të rinjtë mbollën sot pemë buzë lumit Osum. Largimin nga PD ata e shpjeguan me krizën e thellë në të cilën ndodhet kjo parti.

Të rinjtë shprehën mbështetje për PS-në dhe kandidatin Demo në Bashkinë Berat. Ndërkohë ministri Çuçi tha se PS është një parti e madhe që i mirëpret të gjithë dhe iu shërben të gjithëve.

"Të rinjtë e FRPD që iu bashkuan sot Partisë Socialiste janë një grup energjik, që e kanë kuptuar se s'mund të rrinë më mbrapa, por do të ecin përpara me Ervin Demon, në këto zgjedhje dhe në të tjerat. Ndryshe nga ata të LSI këta e kuptuan pak me vonesë, por më mirë vonë sesa kurrë. PS është një parti e madhe dhe iu shërben të gjithë shqiptarëve", deklaroi ministri Çuçi.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Medemek: 23/04/2023 17:03

    I kane bo mu”tin Berishes Spiun Metes & CO.

    Përgjigju
    • Shqipo: 23/04/2023 18:14

      Iken nga muti vajten te bajga...

  • Bobi: 23/04/2023 16:15

    Me ikyt veprim kta kan kan neru vedin gjith shoqnine dhe tahipin ne Gjermani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?