Të raportosh gjatë pandemisë, korrespondentja e CNN shpërthen në lot gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë (VIDEO)

13 Janar 2021, 15:54| Përditesimi: 13 Janar 2021, 15:59

  • Share

Pandemia ka ndikuar në gjendjen emocionale të të gjithë personave, në veçanti të atyre personave të cilët kanë luftuar në vijën e parë me virusin. Përveç mjekëve, infermierëve të cilët janë përballur përditë me rrezikun janë edhe gazetarët të cilët kanë punuar përditë për të informuar qytetarët. Por që jo gjithmonë ka qenë e lehtë të përballen me virusin, jo rrallëherë dhe janë infektuar dhe kanë qenë më afër se çdokush me familjarët e viktimave. Në një moment tejet të vështirë korrespondentja e CNN, Sara Sidner, teksa po raportonte për COVID-19 nuk arriti t’i kontrollojë emocionet dhe shpërtheu në lot gjatë transmetimit.

 “Komuniteti i hispanikëve dhe atyre me ngjyrë po goditen më rëndë. Mos e lejoni veten të jeni në këtë listë. Nëse vërtetoni i doni më të dashurit tuaj, mos lejoni të ndodh një gjë e tillë”, tha Sidner.

Më shumë se 380 mijë qytetarë në Shtetet e Bashkuara kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe  Sidner ka raportuar nga 10 spitale të ndryshme gjatë pandemisë.

Komento

Komente

  • Hmm: 13/01/2021 23:44

    What a f... joke. Hollywood actress.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?