Kronikë

Të plagosurit në Elbasan, flet drejtori i spitalit të Traumës: Gjendja stabël, njëri i dëmtuar me plumba në kokë, tjetri në krah dhe bark

21 Prill 2021, 18:56| Përditesimi: 21 Prill 2021, 20:31

  • Share

Drejtori i Spitali të Traumës Arben Zeneli ka dhënë më tepër detaje në lidhje me gjendjen e personave që mbetën të plagosur në Elbasan.

Zeneli ka bërë me dije për Report Tv se gjendja e tyre është stabël, njëri prej tyre ka dëmtim në kokë dhe tjetri në krah dhe në bark.

‘Gjendja stabël po ekzaminohen për  të marrë detaje për të parë si do veprohet, njëri dëmtim në kokë, ne na janë thënë se janë predha, nuk janë në rrezik për jetën,  tjetri dëmtim në krah dhe në bark.’- tha Zeneli.

Ndërkohë Eltjon Bodinaku, 32-vjeç, i cili është në gjendje të rëndë po i nënshtrohet një ndërhyrje më të sepcializuar në spitalin e Elbasanit.


Lajmi kryesor:

Shoqëruesi i Gazment Bardhit vret eksponentin e PS në Elbasan, Pjerin Xhuvani! Doli nga furgoni i PD-së me pistoleta dhe e qëlloi! Dëshmia e autorit: U vetëmbrojta, po blinin vota


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?