Piktura nga Kay Lee

Të pikturosh të bardhën mbi të zezë, djali nga Malajzia që praktikon artin e veçantë (FOTO)

30 Qershor 2020, 21:43| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 21:47

  • Share

Të pikturosh të zezën mbi të bardhë kishim vëzhguar më parë, por të bardhën mbi të zezë është shumë e rrallë. Kay Lee është artisti nga Malajzia i cili bën art vetëm me dy mjete.

"Unë përdor një laps të bardhë për të kapur dritë dhe shprehje në letër të zezë. Kjo teknikë ishte zhvilluar në artin perëndimor në shekullin e 15-të, duke ndjekur përparimet e teknikës së tërheqjes në Mesjetë", thotë ai.

Ai gjithashtu ka një media sociale ku publikon artin e tij të veçantë. Dritëhija është pjesë e artit të tij të bukur në vizatimin e kafshëve apo njerëzve. Lee preferon më shumë të vizatojë qenie të gjalla që tregojnë një emocion real e të papërshkrueshëm.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?