Të përjashtuar nga Kuvendi, Boçi përplaset me gardën: Nuk më është ndaluar të mos futem fizikisht, s’më lejohet vetëm të flas

13 Shkurt 2023, 17:15| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 17:45

  • Share

 

8 deputetët e opozitës që janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi vijojnë të këmbëngulin tek dera e Kuvendit që të futen në sallë pasi garda nuk i lejon. Deputeti Luçiano Boçi tha se në vendin nuk u lejohet që të mos futen 10 ditë në Kuvend, por mos të marrin fjalën.

“E ka gabim. Tritani duhet të futet. E Ka me T dhe jo me D, ai duhet të futet. Këtu s’dinë as gjuhë shqipe. Është masë disiplinore. Do të thotë që unë skam të drejtë të flas, por askush s’më pengon të jemi ulur në bankën time në parlament. A dëgjoni. A e kuptoni shqipen. Kjo është masë disiplinore. Ku e ke të shkruar që unë pengohem të futem në sallë”, tha Boçi

“S’ke vendim për mos pranim fizik brenda. Jemi të përjashtuar nga e drejta e fjalës”, tha Luan Baçi.


Lajmi kryesor:

Pak protestues para Kuvendit, disa tentojnë të çajnë kordonin policor! Berisha kërcënon: Gati të futen në sallë, janë heronj, të enjten sërish këtu


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?