Bora Zeman, Arjan Konomi dhe Donaldi Veshaj

Të 'pathënat' Donaldi-Bora, Konomi: Kanë qenë më shumë të ndarë sesa të lidhur

17 Shkurt 2022, 21:25| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 21:28

  • Share

"Kanë qenë më shumë të ndarë se sa të lidhur", kjo ka qenë deklarata e Arjan Konomit për lidhjen e bujshme të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

Nëpërmjet një videoje ‘live’ në “TikTok”, Arjan Konomi ka ndarë disa detaje lidhur me marrëdhënien e tyre, ku ka theksuar se e dinte shumë mirë që ata do të ndaheshin. Kjo për shkak se, sipas tij, at më shumë kanë qenë të ndarë se sa të lidhur.

“E kisha menduar ndarjen e Donaldit nga Bora. Në fakt ata ishin ndarë disa herë të tjera përpara. Nuk kanë qenë 3 vjet gjithë kohës bashkë. Bilës kur ka filluar ‘Për’puthen’ ata ishin të ndarë. Pas disa muajsh, janë bashkuar prapë. Kanë qenë më shumë të ndarë sesa të lidhur. Janë bashkuar për ca kohë, pastaj ndarja tjetër ka qenë nga prilli i këtij viti.”- është shprehur ai.

Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që opinionisti ka dhënë komentin e tij lidhur me dyshen. Më herët ai është shprehur se nuk e ka patur shumë qejf Donaldin, duke thënë se nuk e shikonte dot Borën me të.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?