Afganistan

Të paktën 182 të vdekur nga përmbytjet në Afganistan, 30 të tjerë të zhdukur

25 Gusht 2022, 14:37| Përditesimi: 25 Gusht 2022, 14:41

  • Share

Të paktën 182 njerëz humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën gjatë një muaji nga përmbytjet prej reshjeve të shiut në Afganistan.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Muxhahid tha të enjten se më shumë se 250 njerëz u plagosën si rezultat i përmbytjeve, ndërsa më shumë se 3.000 shtëpi u shkatërruan ose u dëmtuan. Ai njoftoi tha se të paktën 182 njerëz kishin humbur jetën si pasojë e përmbytjeve.

Numri më i madh i vdekjeve ka ndodhur mes 16 dhe 21 gushtit, kur 63 persona humbën jetën nga përmbytjet. Tridhjetë të tjerë raportohen të zhdukur dhe më shumë se 8.200 familje janë prekur në 13 provinca, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Kohët e fundit në provincën lindore të Logarit, fshatarët në rrethin Khushi thanë se përmbytjet ishin të paprecedentë në historinë e zonës. Aty vërshimet e ujit kanë vrarë kafshët, kanë marrë përpara shtëpitë dhe përmbytur tokat bujqësore. Njerëzit janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në male.

Departamenti lokal i motit ka paralajmëruar se më shumë shira priten në ditët në vijim në shumicën e 34 provincave të Afganistanit. Shirat e dendur dhe përmbytjet në të gjithë vendin shkaktuan vdekjen e 40 personave në korrik dhe 19 të tjerëve një muaj më parë.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?