Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Të paktën 102 pacientë nga Gaza u evakuuan në Turqi

19 Dhjetor 2023, 12:10
  • Share

1702841352_tttyyu.JPG

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Dy avionë të vënë në dispozicion nga qeveria turke kanë evakuuar 102 pacientë dhe njerëz të plagosur nga Rripi i Gazës në 24 orët e fundit. Evakuimi u bë përmes Egjiptit.

Pacientët u transferuan në spitalet e vëna në dispozicion nga qeveria e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Avioni i fundit u ul në Turqi mëngjesin e sotëm (19 Dhjetor) me 26 pacientë, duke e çuar totalin e evakuimeve në 102 pacientë dhe 105 shoqërues.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Herzog: Izraeli gati për një pauzë të re humanitare ndaj lirimit të pengjeve! Houthi: Ne do të sulmojmë në Detin e Kuq çdo 12 orë


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?