Andi Lila - Xhuliano Skuka

'Të njoh që 18-vjeç, je pak mendjemadh', Andi Lila kritikon në sy Xhuliano Skukën! Sulmuesi i Partizanit e befason me përgjigjen

22 Dhjetor 2022, 12:21| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 12:33

  • Share

Partizani fitoi dje 0-1 me Tiranën në derbin e kryeqytetit falë golit të Xhuliano Skukës. "Demat" tanimë janë në vendin e parë të klasifikimit duke lënë me katër pikë pas bardheblutë. Pas ndeshjes për Oversport ish-mbrojtësi i Kombëtares, Andi Lila kritikoi në sy Xhuliano Skukën, duke i thën se në disa raste është pak mendjemadh. I menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i Skukës.

"Skukën e kam ndjekur me vëmendje që kur ishte 18-vjeç, e ka ftuar edhe Kombëtarja, është një lojtar me cilësi jashtëzakonisht shumë të mira. Por nuk mund të rrija pa ia thënë, kam parë në disa sjellje që po tregohet pak mendjemadh", tha Andi Lila.

Në lidhje me kritikat, disa minuta më pas Xhuliano Skuka i dha përgjigje ish-mbrojtësit kuqezi.

"Këto kritika i pres mirë, Andi ka një karrierë të madhe. Nuk e di për shenjat e mendjemadhësisë, nuk i kam treguar ndonjëherë. Po e kam më mirë kur më kritikojnë sesa kur më lavdërojnë”, tha Skuka.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 22/12/2022 15:39

    Pergjigje fisnike dhe e pjekur prej nje lojtari relativisht te ri ne moshe qe me klas ia rrëzon poshte pretendimin Liles.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?