Të ndarë prej muajsh por Egli flet sërish për Olsin

4 Nëntor 2023, 21:15| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 21:16

  • Share

Ndarja nga aktori i humorit, Olsi Bylyku duket se do ta përndjekë dhe për pak Egli Takon.  E ftuar sot në “Jo Vetëm Modë” ajo thotë se ka ndodhur shpesh që portalet kanë publikuar lajme të pavërteta, por vetëm në një rast ka reaguar.

 I vetmi moment kur kam biseduar me një x portal, ishte kur nxorrën një…se nuk dua më fare ta cek atë pjesë, nxorrën diçka timen që nuk kishte lidhje fare me atë që ata kishin shkruar. Edhe sikur ajo romancë të ishte reale, nuk kishin të drejtë ta bënin. Paçka se s’ishte, kjo ka qenë i vetmi moment që unë i kam shkruar këtij portalit, nuk mora asnjë përgjigjie dhe që nga ai moment thjesht kam thënë ‘ok’.

Për historinë e saj me këngëtarin, ajo shprehet se çdo gjë ka mbaruar dhe nuk dëshiron ta prekë më si temë.

-Mendon që do të të përndjekë historia e Olsit për gjatë?

Egli Tako: Mendoj që jo, aq më tepër që nuk dua fare që ta cek personin në fjalë, ka vazhduar jetën e tij.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?