Flamujt e 3 vendeve themeluese të 'Ballkani i Hapur'

Të mërkurën ‘Ballkani i Hapur’ në Ohër, për herë të parë edhe Mali i Zi! Zbardhet axhenda dhe marrëveshjet që firmosen! Mesazh edhe Escobar e Varhelyi

6 Qershor 2022, 20:05| Përditesimi: 6 Qershor 2022, 20:54

  • Share

Pas tre vitesh nga krijimi, nismës “Ballkani i Hapur” do t’i bashkohet edhe Mali i Zi. Për herë të parë në takimin e së mërkurës në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në tryezën e diskutimeve bashkë me kryeministrin Edi Rama, homologun maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç do të ulet edhe kryeministri malazez Dritan Abazoviç. Report Tv ka siguruar axhendën dhe marrëveshjes që do të firmosen. Ndërkohë që i pranishëm me njw video mesazh do të jetë edhe Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës. 

Sakaq, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi do të japin nga një mesazh online. 

Samiti nis me fjalët përshëndetëse të Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut; Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë; Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë Dritan Abazoviç, Kryeministër i Malit të Zi. 

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve

▪ Marrëveshja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe të tjera institucionet e autorizuara

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e turizmit në Ballkani Perëndimor

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor

 

 

Agjenda e takimit

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?