Të maskuar 'gjer në dhëmbë', puna e palodhur e mjekëve në shërbim të pacientëve

7 Prill 2020, 22:06| Përditesimi: 7 Prill 2020, 22:07

  • Share

Mjekët janë ata që po përballen sypatrembur dhe heroik në vijën e parë të frontit të luftës me armikun e pabesë dhe të padukshëm, që luan në mënyrë tinzare me jetën dhe shëndetin e njerëzve. Falë përkujdesit të mjekëve, ato punojnë në mënyrë të palodhur duke sakrifikuar dhe vetë familjarët e tyre, që në fund të dalim fitimtarë nga kjo luftë botërore.

Përmes vlerësimit të punës së tyre dhe mirënjohjes për humanizmin që vetë profesioni i tyre u dikton, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka falenderuar dy profesorët që janë pjesë e ekipit të mjekëve në spitalin COVID2 në "Shefqet Ndroqi".

"Mirënjohëse për punën e prof. Perlat Kapisyzit, prof. asc. Alma Canit dhe ekipit të spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, të palodhur ditë e natë në shërbim të pacientëve që po trajtohen në spitalin COVID2", shkruan Manastirliu.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?