Basha 'harron' mitingjet, 'derë më derë' qytetarëve në Fier: Kur të jemi bashkë askush nuk do ju cenojë

22 Shkurt 2020, 15:38| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 16:02

  • Share

FIER- Kreydemokrati Lulzim Basha ishte sot në Fier, por tashmë jo për mitingje apo për të mbajtur fjalime në mes të shesheve kryesore, por me një strategji të re, duke trokitur në dyert e qytetarëve. Basha ka publikuar një video nga vizita e tij në këto banesa, ku shkëput disa nga problematikat e tyre. "Me nënat dhe gratë fierake që rrisin fëmijët dhe mbajnë shtëpinë duke u përballur përditë me varfërinë dhe pa ditë të më të mira do vijnë për to dhe për familjet e tyre. Sepse fierakët dhe gjithë shqiptarët meritojnë të nesërme më të mirë", shkruan Basha.

"Jemi të dy burrë e grua pa punë. Jetoj duke më dhënë të tjerët. Të marrësh bukën me listë në 2020. Jemi të dy pa punë, ai është edhe me një këmbë. Vajti edhe për të marrë kempin, kryeministri i vë ligjin që të kesh dy këmbët e prera që ta marrësh", shprehen disa nga qytetarët që shfaqen në videon e Bashës

Ndërkohë që premton se kur PD të vijë në pushtet realiteti i tyre do të ndrshojë. Ai akuzon qeverinë e kryeministrit Edi Rama ka menduar vetëm për zhvatjen e tyre dhe jo për zgjidhjen e problematikës.

"Këta nuk kanë veshë për të dëgjuar, nuk kanë zemër për të kuptuar problemet tuaja. Këta e kanë mbetjen për t'u zhvatur. Do e kalojmë edhe këtë. Vetëm të jemi bashkë, sepse kur jemi bashkë askush nuk ju cenon. Me nënat dhe gratë fierake që rrisin fëmijët dhe mbajnë shtëpinë duke u përballur përditë me varfërinë dhe padrejtësitë që rriten. Edhe pse në kushtet e mbijetesës, ato janë me kurajo dhe dinjitet, por edhe me shpresë se ditë më të mira do vijnë për to dhe për familjet e tyre. Sepse fierakët dhe gjithë shqiptarët meritojnë të nesërme më të mirë", u shpreh Basha.

Komento

Komente

  • edi: 22/02/2020 18:02

    Oh kur te vini ju te partise se rigjeneruar nga demokrate Komuniste ne Komuniste te paster dhe me zemer ne dore tu japim popullin edhe nje derme te mire ,ruajna se mos na rreshkasin PALACO BURRE

    Përgjigju
  • Fieri: 22/02/2020 17:32

    Nuk duam as nje lloj ndihme apo lemoshe ,duam te arrestohet subashi qe shkaterroi gjith fierin me banditet qe mban me vete dhe po vjedhin popullin fukara me tendera me kosto marramendese .. vdekje armand-irena zagaret..!

    Përgjigju
  • O tej: 22/02/2020 17:10

    Bashes ka me ju harru emri dhe ymri

    Përgjigju
    • Birisha: 22/02/2020 17:50

      Kush eshte Basha?

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?