3 zonjat që festuan së bashku 100-vjetorit

Bota

Të lumtura, pranë njëra-tjetrës dhe të vaksinuara, 3 zonjat nga SHBA festojnë 100-vjetorin dhe 'shpërndajnë' buzëqeshje në internet

16 Korrik 2021, 13:21| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 11:24

  • Share

SHBA- Pandemia e COVID-19 padiskutim që ka qenë dhe është një periudhë e vështirë për të gjithë, e cila ka lënë shumë plagë, por më të rënduarit nga kjo situatë kanë qenë të moshuarit, të cilët prej shumë kohësh kanë qëndruar larg njerëzve të tyre të dashur.

Të lumtura, pranë njëra tjetrës dhe të vaksinuara, 3 zonja nga Nju Yorku, kanë festuar 100-vjetorin në shtëpinë e të moshuarve ku kanë qëndruar prej kohësh dhe tani fotografia e ditëlindjes së tyre po fal buzëqeshje të ngrohta në rrjet.

Me tortë dhe shampanjë në tavolinë, ato duken gati të mirëpresin një tjetër vit në jetën e tyre!

“Jo çdo ditë mund të shihni njerëz që mbushin 100 vjeç, por këto zonja me nga disa ditë diferencë nga njëra-tjetra kanë festuar ditëlindjen së bashku!”, shkruan Atria Senior Living, shtëpia e të moshuarve ku festuan zonjat.

Tre zonjat jetojnë prej kohësh pranë njëra-tjetrës por pandemia, megjithëse i ka bërë të mos shohin njerëzit e tyre të dashur e tyre shpesh i ka afruar më shumë, duke e kthyer shoqërinë e tyre në një familje të vërtet!

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?