Sali Brisha, Vladimir Putin, Ilir Meta

Të luash ruletën ruse me Amerikanët!

13 Shkurt 2022, 15:04| Përditesimi: 13 Shkurt 2022, 15:12

  • Share

Ruleta ruse, ështe një lojë vdekjeprurëse ku ata që marrin pjesë rrezikojnë gjithë kohës të eliminohen fizikisht. Me vetëm një fishek, lojtarët vendosin pistoletën me mulli dhe e shkrepin në kokë! Fiton ai që del i gjallë! Por nëse loja zgjatet nuk ka fitues!

Shtyrja e vetingut me një dakordësi të imponuar nga Ambasada Amerikane, tregoi qartazi atë që triniteti i të keqes po bën prej kohësh me SHBA, lojën e ruletes ruse. 
Me argumente pa kuptim, deputetet e LSI drejtuar nga familja presidenciale abstenuan. Me thellë shkoj në argumenta fluid foltorja dhe deputetët e saj që jo vetëm nuk morën pjesë në votim, por akuzuan këdo që e votoi si tradhëtar të kauzës opozitare!

Pra në një proces të iniciuar dhe shtyrë nga SHBA-të, ata që u përfshinë për Berishën janë tradhëtarë! Me një mundësi të artë që ‘Shtëpia e Lirisë’ pati për të treguar qasjen e saj pro reformës në drejtësi, zgjodhi të luajë përsëri ruletën ruse. Si të mos mjaftonte kjo, akuzat ndaj Ambasadores Yuri Kim, nuk kanë të ndaluar duke e quajtur deri dhe guvernatore! Por mundësitë në jetë dihen që janë të pakta, dhe foltorja nuk humbi vetëm një mundësi, por humbi shansin e madh dhe ndoshta të vetëm në gjithë këto kohë!

Më e qetë situata te gjitoni tjetër në Lalëz, Monika Kryemadhi, para 1 viti vendoste paralele mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, por tani në mënyrë krejt të beftë Meta qënka burri i shtetit që duhet të mbrohet si kalorësi i demokracisë! Çfarë hipokrizie! Një shkollë e vjetër politike sa vetëm kur e analizon me vëmendje përfaqëson vetëm interesat familjarë dhe asgjë më shumë.
Të çartur dhe me stil komunist sulmuan edhe mediat me akuzën e ‘fake news’, këta fosile politike që kanë hedhur male me shpifje ndaj kujdo, qoftë ju ka thënë ndonjë kritikë, akuzojnë median se nuk ka thënë të vërtetën! 

Por historia e afërt politike, që nga rrëzimi komunizmit apo pranvera arabe, ka treguar se të luash ruletën ruse me amerikanët ka vetëm një përfundim, në fund asnjëherë si shpëton plumbit!

Komento

Komente

  • Nari: 13/02/2022 15:41

    Edhe foton e Putinit kishim manget. Po cbehet. Ku shkon mediokrriteti. Ankohen uqrit pse delet trazojne ujin poshte. Kushdo qe kritikon efendinjte eshte ne anen e armikut. Ne fakt, o gjoja gazetari, shiko njehere kur zbrazesh ne mengjez ke ti ne pikturen tende ate qe shohin gjithe shqiptarer:surretrit ebshemtuar dhe te qelbur Berisha, Meta, Basha dhe Rama. Kuarteti i qelbesires. Kur skemi nje te shkruaje per popullin te verteten, palo gazetar. Mbetet me kokrn pas menderes se te njeres dhe sa tjetres pale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?