Foto nga foshnja 1-muajshe

Të lindësh mes luftës në Gaza, historia prekëse e foshnjës që nuk ka njohur përqafimin e prindërve

31 Janar, 18:43
  • Share

1706722872_fosh.jpg

Foto nga foshnja 1-muajshe

E lindur në mes të luftës në Gaza, foshnja 1-muajshe nuk e ka njohur përqafimin e prindërve. E vogla u lind me prerje cezariane pasi nëna e saj Hana, nuk i mbijetoi dot një sulmi ajror izraelit dhe nuk mundi as t’i jepte një emër vajzës së saj.

“Ne thjesht e quajmë atë vajza e Hanna Abu Amsha", thotë infermierja, e cila po kujdeset për të porsalindurën në një spital në Gazën Qendrore.

Në të gjithë kaosin që kanë shkaktuar luftimet e vazhdueshme dhe me familje të tëra pothuajse të shuara, mjekët dhe ekipet e shpëtimit shpesh luftojnë për të gjetur kujdestarë për fëmijët që kanë mbetur pa prindër, raporton BBC.

“Kemi humbur kontaktet me familjen e saj. Asnjë nga të afërmit e saj nuk është paraqitur dhe ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me babain e saj”, thotë infermierja për të porsalindurën.

Fëmijëve, të cilët përbëjnë gati gjysmën e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh në Gaza, u është shkatërruar jeta nga lufta. Sipas zyrtarëve palestinezë, janë vrarë më shumë se 11,500 fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe mijëra kanë marrë plagë të rënda si pasojë e luftës.

Sipas një raporti të fundit nga “Euro-Mediterranean Human Rights Monitor”, më shumë se 24,000 fëmijë në Gaza kanë humbur njërin ose të dy prindërit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Unicef: 19 mijë fëmijë jetimë në Gaza! SHBA: Një raketë Houthi u rrëzua në Detin e Kuq!


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?