Të karantinuarit në Korçë protestë para hotelit: S'kemi të pagujmë, të paktën shteti të na heqë pjesën e ushqimit (VIDEO)

23 Prill 2020, 14:34| Përditesimi: 23 Prill 2020, 14:54

  • Share

Në një hotel në Korçë disa emigrantë të karantinuar janë ngritur në protestë. Kjo për shkak se ata thonë se nuk kanë të paguajnë të hanë. Para hotelit ata kërkojnë që shteti ti pagujë një pjesë të 25 milekëshit që kërkon pronari i hotelit. Vetë emigrantët paguajnë 7 euro për fjetjen, ndërsa pjesën tjetër e kërkojnë nga organet kompetente.

Ka nga ata të cilët pretendojnë të cilët duhet të shkojnë në shtëpi. Një nga protestueset shprehet: "Vetë po rrimë këtu, ndërsa shtëpinë e kemi bosh. Nuk kemi lekë që të pagujmë. Unë me pronarin jam shumë e kënaqur, më ka mbajtur afër. Burrin dhe vetë jam e operuar, si do ta bëjmë kështu?"

Një tjetër protestuese ngre të njëjtën shqetësim: "Ne në shtëpi i kemi të gjitha kushtet, makinë kemi, përse të mos shkojmë? Qeveria do të na japë koronan që na mban këtu? Ne jemi tre veta këtu, pa punë, pa gjë, si do të paguajmë?"

Një protestues thotë se pretendimet për të ikur në shtëpi nga disa bashkëprotestues nuk janë të drejtë, pasi të gjithë duhet t'i nënshtrohet ligjit. Ai kërkon vetëm pjesën e një subvencionimi nga ana e shtetit:

"25 milekë është ditë. Tani 7 euro i paguajmë ne që është për fjetjen, kërkojmë që për të ngrënë të paguajë shteti. Kjo është kërkesa jonë e vetme. Ata që thonë do ikim në shtëpi nuk është mirë se duhet të respektojmë ligjin. Te 25 milekëshi janë përfshirë të dyja, por ne nuk mund të paguajmë më shumë se fjetja."

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 23/04/2020 18:49

    IKNI nga hoteli o njerez ,,mos rrini aty kur nuk keni para,,,shkoni ne shtepi dhe izolohuni per 14 dite,,,ata duan qe t'ju fusin neper hotele qe te bejne leke pronaret e hoteleve,,,sepse nuk ka per te patur shume turiste….

    Përgjigju
    • Taulant: 24/04/2020 10:01

      Ti e paske kuptuar konspiracionin. Me keta 50 qyqare qe do rrine 14 dite ne hotel ia hodhem sezonit turistik ne Shqiperi. Te keqen e mendjes.

  • Taulant: 23/04/2020 14:43

    Na shkoi jeta duke ushqyer te varferit, marr me te mire qaramanet dhe qurrashet. Merri borxh or dreq dhe mos qaj per buke se nuk te dergoi shteti ne Greqi, vete shkove.

    Përgjigju
    • Pse: 23/04/2020 15:03

      Pse erfhe tije atje ose vije me pare

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?