Dritan Mehmeti, trajneri i Dinamos

'Të jemi me këmbë në tokë', Dritan Mehmeti: Dinamo me katër mungesa në Kukës

7 Prill, 13:22| Përditesimi: 7 Prill, 13:24

  • Share

Kukësi - Dinamo luhet sot në orën 15:00 dhe vlen për raundin e 30-të në Superligë. Transferta është komentuar edhe nga trajneri i Bluve, Dritan Mehmeti. Tekniku ka shtuar se kërkohet përqëndrim në 90 minuta për ta pasur sezonin më të lehtë.

Dinamo nuk ka të gatshëm për ndeshjen me Kukësin Gudiabin dhe Zabërgjën të skualifikuar, si dhe Kaçorrin e Karambën për shkak të dëmtimeve.

"Brenda 9 ditëve na bëhen 3 ndeshje dhe është një kalendar i ngjeshur. Jemi munduar të rikuperojmë forcat në aspektin fizik dhe ta përgatisim siç duhet ndeshjen, që është një transfertë e vështirë. Jemi në një pikë deçizive të kampionatit.

Problematikat? Kemi mungesat e Gudiabit dhe Zabërgjës për kartonë, si dhe të Kaçorrit të dëmtuar, por edhe të Karambës. Fitorja të jep bonus emocional, entuziazëm, por duhet të jesh i përqendruar, me këmbë në tokë. Të gjitha skuadrat kanë nevojë për pikë dhe ta bëjnë më të vështirë. Javët e fundit kemi qenë goxha mirë në interpretimin e lojës, por në disa raste duhet të jemi më pragmatistë dhe më racionalë për të shkuar te fitoja. Pikët janë jetike.

Kukësi? Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka kampionati tani. Është më e rëndësishme që këtë pozicion ta kemi pas 7 javësh, në fund të kampionatit. Të përqendrohemi te ndeshja e radhës, duke vlerësuar kundërshtarin. Nëse do të dimë të vlerësojmë këto 90 minuta, do ta kemi më të lehtë për ndeshjet pasardhëse", tha trajneri.

Pas 29 ndeshjeve të luajtura, Dinamo me 42 pikë mban vendin e katërt, ndërkohë që Kukësi me 25 pikë renditet në pozitën e fundit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?