Flamuri gjerman

Sociale
Drejt Punës

Të interesuar për të punuar apo shkolluar në Gjermani, Ambasada njofton rregullat e reja për Vizën

4 Tetor 2021, 11:01| Përditesimi: 4 Tetor 2021, 11:06

  • Share

Ambasada gjermane ka njoftuar një informacion të rëndësishëm lidhur me aplikimet për Viza.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada ka bërë me dije se prej datës 01.11.2021 do të pranohen vetëm dosje të plota aplikimi me të gjitha dokumentet e nevojshme. Ndërsa theksoi se aplikimet e paplota do të refuzohen pasi të jenë mbajtur tarifat përkatëse.

Ajo ka lajmëruar të gjithë aplikantët që nëse janë në dijeni që nuk janë të pajisur me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm duhet ta bllokojnë atë në kohë.

Pse ka ardhur ky ndryshim? Sipas Ambasadës gjermane, ky ndryshim ka qenë e nevojshëm pasi aktualisht rreth 80% e aplikimeve janë të paplota, pra dosjet dorëzohen ndërkohë që u mungojnë dokumenta, e kjo do të thotë për të gjithë aplikuesit kohë më të gjata pritjeje për një takim dhe afate më të gjata përpunimi.

Përmes procedurës së re ne mund ta përpunojmë më shpejt aplikimin tuaj, për t’ua përcjellë më pas atë autoriteteve kompetente në Gjermani.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?