Të infektuar me COVID 3 mësues dhe nxënës me simptoma, mbyllet shkolla 9-vjeçare në Krujë

20 Nëntor 2020, 09:39| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 09:52

  • Share

COVID mbyll një tjetër shkollë në vend. Shkolla nr. 1 e qytetit të Krujës është  mbyllur nga autoritetet vendore të shëndetit publik pasi kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 3 mësues, ndërkohë që 6 te tjerë i janë nënshtruar tamponit dhe janë në pritje të përgjigjeve.

Simptoma kanë shfaqur edhe disa nxënës të kësaj shkolle, të cilët kanë rezultuar me temperaturë.

Vendimi i Njësisë Vendore të Shëndetit Publik në Krujë u konfirmua sot në mëngjes edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht në të gjithë Krujën janë rreth 15 mësues dhe  20 nxënës të prekur në shkolla të ndryshme. Gjithashtu në të gjithë rrethin janë 150 raste aktive pozitiv dhe 3 persona nga kanë humbur jetën 10 ditët e fundit.

Një sërë institucionesh arsimore janë detyruar të mbyllin dyert si pasojë e infektimit me COVID në stafet pedagogjike.

Vetëm ditën e djeshme u mbyll një kopsht në Tropojë pasi një edukatore doli pozitive.

Ndërkohë që disa ditë më parë edhe u mbyll shkolla 'Koto Hoxhi' në Gjirokastër.


Lajmi kryesor:

Shifra rekord sot, 836 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID në Shqipëri/ Ndahet nga jeta kirurgu i njohur dhe një foshnje 16 muajshe! Mbyllet shkolla në Sarandë


K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?