Nis sezoni i ri i ‘Pa Gjurmë’ me Odeta Dumen, çdo ditë nga e hënë në të premte në Report Tv në orën 15:30! Dëshmi dhe fakte për dhjetëra të humbur

6 Nëntor 2022, 09:39| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 15:37

  • Share

Emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report Tv nis sot me sezonin e ri, duke rezervuar plot surpriza. Çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 15:30 deri në orën 17:00 në shtëpinë e re, me një studio krejtësisht ndryshe 'Pa Gjurmë' sjell mjaft dëshmi dhe informacione për dhjetëra të humbur.

Stafi nuk i ka ndalur motorët e investigimit, pasi shumë raste të reja denoncohen çdo ditë në redaksinë e emisionit. Në fokus me fakte të reja, duke rikthyer ngjarjet më të bujshme, jo vetëm dhe rastet më të fundit nga aktualiteti në vend. Me të njëjtin mision, për të dhënë përgjigje të vërteta për pyetje të rëndësishme, 'Pa gjurmë' vlerëson çdo detaj, që hedh dritë për mjaft prej të humburve në rrethana të paqarta.

Pista të reja kërkimi, rubrika gjithashtu të reja programi ndan me ju çdo detaj, me transparencë mbi çdo të dhënë të rëndësishme, që shpie në gjurmët e personave që ende janë në kërkim. Në pritje të çdo denoncimi me të gjitha format tona të kontaktit duke vlerësuar mjaft edhe mbështetjen tuaj.

Harta e bashkëpunimit është zgjeruar edhe më shumë, nisur nga rastet e shumta që kanë kaluar kontinentin. Bashkëpunëtorë të rinj anekënd botës, duke punuar me të njëjtin përkushtim dhe profesionalizëm, gjithnjë në shërbim të secilit prej jush që ia ka besuar historinë e tij programit 'Pa Gjurmë' në ekranin e Report TV.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?