Të hënën duhet të paraqitet në GJKKO, Berisha pa përgjigje nëse do shkojë: Proces i turpshëm politik ndaj meje dhe Malltezit! Ramës do i bëj gjyqin e shekullit

3 Nëntor 2023, 13:01| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 13:49

  • Share

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha do duhet të paraqitet të hënën në GJKKO, sipas masës së sigurimit që i është caktuar për cështjen e privatizimit të Partizanit. I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku nëse do të paraqitet në gjykatë, Berisha nuk e ka një përgjigje, ndonëse nënkuptoi që nuk ka në plan të paraqitet në gjykatë për t’u përballur me këtë aferë.

“Do informoheni në vazhdim. Ata që mendon se do terrorizojnë qytetarët do provohen me gjyqin e shekullit. Ata menduan që tu përcjellin nëpërmjet meje mesazhin qytetarëve që shiko kur jemi në gjendje të trillojmë një proces kundër Sali Berishës imagjinoni çfarë mund t’iu bëjmë ju nëse nuk ulni kokën. Berisha do u faktojë qytetarëve se çfarë përfaqësojnë këta dhe do ti bindë ata se në këtë vend drejtësi për ta nuk ka”, tha Berisha.

Berisha e cilëson këtë proces ndaj tij dhe Malltezit të trupshëm, ndërsa thotë se do t’i bëjë Ramës një gjyqin politik të shekullit.

"Do i bëj gjyqin e shekullit atij. Unë jam kryetar partie, një provokim politik do i përgjigjem me gjyq politik. Asnjëri nuk mundtë thotë se kjo ka lidhej me protestë, se u shpall kohë më para dhe Rama mendoi se antidoti kësaj proteste është procesi që shpalli. Unë do ta zbërthej si një proces të turpshëm politik ndaj Berishës dhe Malltezit", vijoi Berisha. 

Berisha që pas arrestimit të dhëndrit të tij, ka përshkallëzuar kaosin në Kuvend ndërsa ka mobilizuar edhe deputetët për të sabotuar punën e Kuvendit. Ai thotë se nuk do të tërhiqen nga bllokimi i seancave plenare derisa të plotësohen të drejtat e opozitës.

“Asgjë nuk do mund të ndalë këtë betejë të deputetëve të opozitës. Nuk po bojkotojmë, po shkojmë në kuvend, po protestojmë se jemi të interesuar për jetën parlamentare. Asnjë masë përveç rikthimit të të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës s’do mund të bllokojë protestën e deputetëve të PD”, tha Berisha.

Lajm ne perditesim...

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vini: 03/11/2023 23:40

    Zoti Berisha, je një karavidhe. Ishe kryeministër, u bëre president, po si nuk na nxore në breg për gati njëzet vjet nga betimi i Shqiptarëve liri demokraci.

    Përgjigju
  • Kistra: 03/11/2023 17:20

    Rames ja ka bere "gjyqin" populli duke i dhene 3 mandate rrjeshte dhe pritet i katerti. Merru me gjyqet tua Doktor e familjareve tu, por mos u zini per radhen. Ka salla gjyqi per te gjithe.

    Përgjigju
  • GERTI: 03/11/2023 15:59

    Mullah rr*çka, mullah salihi

    Përgjigju
  • Cubel breca: 03/11/2023 13:34

    Paraqitu tek vendi qenit kriminel. Sa per CUBIN mos harro veglat e tualetit ja bej akull. Ke 10 vjet qe ja kryen mir ate pun. Hajt ciao.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?