Pamje nga vendngjarja

Bota

Të gjithë panë skenën të tmerruar, ndoqi ish-partneren deri te autobusi dhe e qëlloi disa herë me thikë, i shkaktoi plagë të rënda, arrestohet shqiptari në Itali

8 Korrik 2022, 21:13| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 21:17

  • Share

Mediat italiane raportojnë se një grua është sulmuar dhe plagosur rëndë me thikë nga një burrë në rrugë në “La Spezia” ku kalimtarët e tmerruar panë të gjithë skenën e rëndë.

Gruaja e plagosur u shtrua në spital dhe mori disa plagë të thella, në gjoks dhe kokë, dhe po iu nënshtrua një operacioni dhe raportohet se nuk është më në rrezik për jetën.

Ish-partneri i gruas, autori i plagosjes tentoi të arratisej, por më pas u kap nga policia në hyrjen e një pallati.

Të dy janë më origjinë shqiptare dhe kanë dy fëmijë, të cilët, pas ndarjes u vendosën që të jetojnë me nënën e tyre. Ditën e sotme ajo u përball me ish-partnerin në rrugë i cili fillimisht e kërcënoi më thikë, duke tentuar që largohej nga ai, hyri në një autobus , i cili në atë moment kishte ndaluar për të lënë pasagjerët.

Nën sytë e tmerruar të kalimtarëve, gruaja u godit me thikë në gjoks dhe kokë nga burri i cili më pas tentoi të arratisej./ANSA

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?