Të gjithë në plazh! Tirana e boshatisur në fundjavë (VIDEO)

19 Korrik 2020, 20:29| Përditesimi: 19 Korrik 2020, 20:33

  • Share

Edhe kjo fundjavë e ka gjetur thuajse të boshatisur Tiranën, me kryeqytetasit që sërish kanë zgjedhur ta kalojnë këtë të diel në zonat bregdetare ndonëse temperaturat nuk janë tepër të larta.

Numër tejet i reduktuar i automjeteve por edhe i këmbësorëve është panorama që të ofron këtë fundjavë kryeqyteti.

Edhe zona e ish bllokut që në mbrëmje dhe ditët e javës gumëzhin nga njerëzit dhe muzika e lartë në lokale është thuajse e boshatisur.

E vetmja zonë që nuk zhgënjen është Parku i Liqenit Artificial. Fëmijët e shoqëruar nga prindërit janë vizitorët besnikë edhe këtë të diel. Nuk mungojnë të rinjtë e të moshuarit që shëtisin në të vetmen zonë të gjelbëruar të kryeqytetit.

Në pamundësi për të shijuar bregdetin, disa qytetarë në Tiranë shfrytëzojnë kodrat e liqenit edhe për të marrë disa rreze dielli.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 20/07/2020 06:55

    Kurr e ne asnje mendyre mos beso cfare thojne politikanet gjenetikisht rrencak,mashtrues te PD,bile ne pergjthesi elektorati saj.Pllasin qe populli nuk ka buke me "honger" e ne te vertete kane apartamente e shtepi banimi shume te mira,emigrantet kan maqina te thjeshta e i perdorin per pune,shqiptaret kan maqina vetem te shtrejta e i perdorin per qejf,sikur nuk paguajn per mirembajtjen e benzinen e thojne nuk kan c`te hajne.Kalojne pushimet verore e dimrore masivisht e kostoja ditore e nje familje shqiptare prej 4 vetash eshte 420 euro(absolutisht me e madhja ne Ballkan) e nuk kan me "honger" se cfar nuk dihet.Drekojne e darkojne familjarisht ne restorante cdo fund jave(restorantet plot e pret ne radhe te drekohesh apo darkohesh)e prar nuk kan buke te "ngopen".WTF nuk eshte faji i atyre qe ankojne,por eshte faji i atyre qe demtuen gjenetiken tone dhe ei kthyen gjenet e genjeshtes e mashtrimin si identitet kombetar,aq sa mjesia e mbatjes se inteligjences eshte rrena e mashtrimi.Sa me teper te rrejsh e te mashtro aq na shume "inteligjent" je.Ne historin e popullit tone rrena apo mashtrimi nuk ka pasur kaq randesi si sot.Qe ne mengjez rren i ati,rren i biri, rren familja sa qe po te mos te rrejne gjumi nates nuk i zene.Mire thojne shkodranet:a ka ba vaki qe rrena te kete kaq randesi

    Përgjigju
  • WTF: 19/07/2020 21:36

    Te gjithe ne plazh por kelyshat e PD-se thojne qe populli nuk ka buke me “honger” dhe se ekonomia eshte ne kolaps. Keta njerez ku i gjejne leket per plazh?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?