Qeni Dui

Të gjithë mendojnë se është një mace, Dui, qeni me pamjen e rrallë

3 Korrik 2022, 15:23| Përditesimi: 3 Korrik 2022, 15:25

  • Share

Në përgjthësi, ka një ndarje mes dy grupeve të njerëzve, ata që duan qentë dhe atyre që i duan macet, por që kjo kafshë shtëpiake me pamje jo të zakontë mund t’i bashkojë të dy grupet.

Dui, është një qen tepër i veçantë, ai jeton jeton me pronarët e tij Hai Anh dhe Tuan në qytetin e Hanoi të Vietnamit, dhe shpesh herë njerëzt mendojnë se ai është një mace, për shkak të pamjes së tij unike.

Ai është një përzierje mes dy racave të rralla, që përfshinë racën antike vendore të Hmong dhe racës së qenit këmbë shkurt Dingo.

 “Unë jam me fat që e kam Dui-n. Ai është mjaft i mençur dhe duket si një mace e racës angleze”, tha pronari i tij Hai Anh për "The Mirror".

Shumë njerëz besojnë se trupi i Dui përkon me trupin e një mace për shkak të qimeve të tij leshatore me ngjyrë të hirtë, veshët me maje dhe bishtin e gjatë, por që nga fytyra e tij mund ta dallohet se është një qen.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?