Romeo Veshaj, Niko Pelesh dhe Aleksia Peleshi

Të gjithë flasin për Donaldin dhe puthjen me Beatrixën, por ç'bëhet me jetën e Romeos, flet vajza e Niko Peleshit: E dua shumë, ngjan me babin

6 Dhjetor 2021, 13:59| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 21:35

  • Share

Ditët e fundit që të gjithë po flasin për puthjet dhe përqafimet romantike mes Donaldit dhe Betarikës, a jeni kuriozë të dini se çfarë po ndodh në jetën sentimentale të vëllait të tij, Romeo?

Prej muajsh ai është përfolur se është në një lidhje dashurie me vajzën e ministrit të mbrojtjes, Niko Peleshi.

Duke folur për “Glamour Zone”, Aleksia Peleshi, tregoi për ndjenjat e saj ndaj Romeos dhe ngjashmërinë që ka ai me të atin e saj.   

“E vërteta është se Romeon e dua shumë, shumë është pak të thuhet, e dua me gjithë forcën që kam në zemër për të dashur një person. Kur bëj ato lutjet e mia, nuk harroj kurrë që ta falënderoj Zotin që e ka sjellë në jetën time. Fakti kryesor që e dua shumë është se ai ma kujton shumë babain tim, e unë nuk kam njohur kurrë dikë që më kujton babin. Babi im është një njeri shumë i rrallë.”, tregoi ajo. 

Me këto fjalë për të dashurinë e saj, Aleksia i dha edhe fund dyshimeve se dyshja është ndarë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?