Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Trileçe me kokos dhe Patate me kërpudha dhe vezë. Elsa nga Tirana fiton kuicin e së premtes

7 Shkurt 2020, 10:42| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 11:47

  • Share

Trileçe me kokos

Përbërësit:

6 kokrra vezë (në temp. ambienti)

210 gr sheqer

Sheqer vanilje

250 gr miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

3/4 gote qumësht kokosi

Për përzierjen e qumështit:

1 kuti qumësht i kondensuar

180 ml qumësht kokosi

250 ml qumësht

100 gr arrë kokosi e integruar

Përgatitja:

Fillimisht ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezëve. Në një tas rrahim të bardhat e vezëve duke shtuar lugë lugë sheqerin gradualisht derisa të formohet një masë e lidhur.

Atëherë shtojmë të verdhat e vezëve një e nga një dhe duke vazhduar përzierjen.

Fillojmë të shtojmë gjysmën e miellit, pluhurin pjekës dhe vazhdojmë përzierjen me tel dore, jo me rrahëse elektrike.

Shtojmë pak nga pak qumësht kokosi  (3/4 e gotës), po fillimisht gjysmën e kësaj sasie e përziejmë dhe shohim konsistencën e brumit (jo shumë të trashë).

Rregullojmë duke shtuar pjesën tjetër të miellit dhe përsëri pjesën tjetër të qumështit të kokosit që kemi në gotë, e përziejmë ngadalë. Lyejmë një tepsi 20x30 cm me pak gjalp dhe nivelojmë në të brumin që përgatitëm.

Vendosim bazën e ëmbëlsirës në furrë, në temperaturë 170-180 gradë Celsius, për 30 minuta.

Ndërkohë që baza piqet, në një enë të vetme bashkojmë qumështin e kondensuar, qumështin dhe qumështin e kokosit.  I përziejmë mirë dhe i lëmë mënjëanë.

Pasi baza e ëmbëlsirës të piqet, e lëmë t’I bjerë temperatura e lartë dhe kur ajo të jetë pak e vakët, e presim në racione dhe shtojmë përzierjen me qumësht.

E pudrosim mirë me arrë kokosi pluhur dhe e lëmë të ftohet në frigorifer, për 2-3 orë në fresk. Më pas e shërbejmë. Ju bëftë mirë.

 

Patate me kërpudha dhe vezë

Përbërësit:

2 patate mesatare

1 lugë gjelle parmixhan i grirë hollë

3 lugë gjelle pure domate

1/2 lugë kafe rigon

1-2 kërpudha

125 gr mozzarella

1 vezë

3 feta proshutë krudo

Përgatitja:

Qërojmë patatet dhe i presim në feta të holla me trashësi 2 mm.

Lyejmë një tigan me vaj dhe vendosim në të në mënyrë rrethore, si tjergulla fetat e patateve duke mbuluar komplet sipërfaqen e tiganit dhe shtojmë pak kripë.

Spërkatim patatet me djathë parmixhan të grirë hollë. Vendosim kapakun për 5 minuta duke i dhënë mundësi djathit të shkrijë dhe patatja të skuqet pak.

Shpërndajmë mbi patate 3 lugë gjelle pure domate, duke lyer të gjithë sipërfaqen. Spërkatim lehtë me rigon të thatë.

Presim kërpudhat dhe i vendosim mbi salcë vetëm anash dukelënë mesin bosh. Hapim një vezë të plotë në qendër, i hedhim pak kripë dhe e vendosim kapakun për 5-7 minuta me qëllim që veza të mpikset dhe kërpudhat të zbuten.

Vendosim patatet me kërpudha dhe vezë në pjatë duke vendosur në të dhe 3 feta proshutë krudo.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?