Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Tavë me pllaqi e domate të thata dhe Speca me gjizë e ajkë

4 Mars 2020, 10:59| Përditesimi: 4 Mars 2020, 11:16

  • Share

Tavë me pllaqi dhe domate të thata

Përbërësit:

400 gr fasule pllaqi

1 qepë

50 gr domate të thata

250 gr pure domate

1 lugë çaji piper i kuq

2 karrota

5-6 thelpinj hudhra

Kripë dhe piper i zi

1 spec pikant

1 lugë kafe sheqer

Rigon, nenexhik, dafinë

Vaj ulliri

Majdanoz

Përgatitja:

Lajmë mirë fasulet dhe i vendosim në një tas. I mbulojmë me ujë dhe i lëmë gjithë natën në ujë.

Vendosim domatet e thata në ujë për t’u zbutur.

Para se të gatuajmë i shpëlajmë përsëri pllaqitë dhe I vendosim përsëri për të zierë, por jo plotësisht.

Në një tigan të thellë ngrohim vajin e ullirit, shtojmë në të qepën dhe e kkaurdisim atë derisa të zbutet, shtojmë karrotat e prera në feta ose gjysmë rrathë, hudhrat e prera në copa, domatet e thata të copëtuara, purenë e domates, specin pikant, I përziejmë të gjitha dhe I lëmë të marrë valë për 5 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, 1 lugë kafe sheqer, erëzat me përjashtim të majdanozit. Shtojmë fasulet e kulluara, i përziejmë me një gotë e gjysmë ose 2 gota lëng mishi dhe transferojmë fasulet në një tavë dheu ose qeramike.

Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180-190 gradë Celsius, për 25-30 minuta.

 

 

Speca me gjizë dhe ajkë

Përbërësit:

10 speca gogozhare

40 gr gjalp ose vaj ulliri

250 gr gjizë pa kripë

150 gr krem kosi

3 thelpinj hudhra

1 lugë gjelle koper të grirë

50 gr arra (opsionale)

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Lajmë dhe pastrojmë specat, i thajmë ato dhe i vendosim në furrë për tu pjekur për 20 minuta, në temperaturë 200 gradë Celsius.  I vendosim në një tas, i mbulojmë ato për 10 minuta e më pas i qërojmë nga lëkura.

Më pas i presim në shirita.

Shkrijmë gjalpin dhe skuqim specat në gjalp për 5 minuta.

Në një tigan tjetër vendosim përsëri pak vaj ose gjalp, hudhrat, gjizën dhe i kaurdisim për 5 minuta.

Shtojmë kremin e kosit dhe rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe koper.

Shtojmë në tasin me gjizë specat e skuqur, i përziejmë mirë dhe shtojmë në fund arra të copëtuara.

E shërbejmë të ngrohtë.

 

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?