Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Qofte me lulelakër në furrë dhe Kimë me vezë

12 Mars 2020, 11:31| Përditesimi: 12 Mars 2020, 14:32

  • Share

Qofte me lulelakër në furrë

Përbërësit:

600 gr lulelakër

½ qepë mesatare

2 lugë gjelle galetë e grirë

70 gr djathë I bardhë (I grirë)

2 lugë gjelle djathë parmixhan I grirë

kripë

1 kokërr vezë

1 tufë koper

Përgatitja:

Ziejmë lulelakrën me ujë me pak limon derisa të zbutet. E largojmë me një kullesë dhe e vendosim atë me një tas. E shtypim atë me pirun duke e thërrmuar.

Shtojmë në tasin me lulelakër ½ e qepës së grirë hollë, galetën e grirë, djathin e bardhë të grirë në rende, parmixhanin dhe atë të grirë në rende, kripë, vezë e plotë dhe 1 tufë koper të grirë hollë. E trazojmë mirë me lugë druri dhe formojmë qofte në madhësinë që dëshironi.

I vendosim në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje dhe I lyjmë sipër me vaj me ndihmën e një furçe. I vendosim në furrë në temperaturë 195 gradë Celsius për 15-20 minuta.

 

Kimë me vezë

Përbërësit:  

400 gr mish i grirë

4 kokrra qepë (të plota)

3-4 domate mesatare (ose salcë)

kripë dhe piper të zi

4 kokrra vezë

vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tigan grohim vajin dhe kaurdisim qepën të prerë imët në fije të holla derisa ajo të zverdhet pak.

Shtojmë mishin e grirë dhe I kaurdisim së bashku derisa mishi të ndërrojë ngjyrë (por jo të thahet).

Shtojmë domatet të qëruara në kubikë të vegjël , i lëmë sa të fillojnë të ziejnë dhe shtojmë kripë dhe piper të zi.

Shtojmë 1 filxhan ujë dhe e lëmë derisa uji të shterojë.

Mund të shtojmë edhe një galetë (bukë të thekur të grirë) dhe e lëmë të marrë valë me qëllim që kima të lidhet.

Kima nuk duhet të jetë e thatë, por me pak lëng të trashë.

Në fund shtojmë vezët sipas preferencës bëjmë 4 gropa dhe dhe hedhim vezët, por dhe mund të mbulojmë komplet sipërfaqen. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lëmë vezën të mpikset ose mund të vendosim dhe në furrë për 15 minuta në temperaturë 175-180 gradë Celsius. E shërbejmë të ngrohtë.

 

 

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?