Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Polentë me shtresa (në furrë) dhe Supë me perime e tërshërë

11 Mars 2020, 11:29| Përditesimi: 11 Mars 2020, 15:18

  • Share

Polentë me shtresa (në furrë)

Përbërësit:

150 gr pançetë

150 gr sallam

1.5 litër qumësht

Kripë

300 gr polentë

200 gr krem kosi

4 lugë gjelle parmixhan

240 gr rikota

4 kokrra vezë

2 lugë gjelle vaj për skuqje

Pergatitja:

Presim pançetën në shirita ose kubikë dhe I vendosim në një tigan për t’I bërë ato krokante, duke I kaurdisur herë pas here derisa të nxjerrin yndyrën e tyre. Largojmë pançetën dhe kaurdisim për pak minuta dhe sallamin.

Vendosim qumështin në zjarr të ngrohet dhe shtojmë pançetën duke e trazuar derisa ajo të trashet dhe të bëhet si një brumë I butë. Largojmë tenxheren nga zjarri dhe shtojmë kremin e kosit duke e trazuar mirë.

Lyejmë një tepsi keku dhe shtrojmë si bazë 1/3 e polentës duke e niveluar mirë atë.  E spërkatim me ½ e djathit parmixhan të grirë dhe ½ e rikotës. Shpërndajmë sallam në kubikë dhe pançetë 1/3 dhe mbulojmë me gjysmën e polentës së mbetur.

 

E nivelojmë mirë dhe përsëri spërkasim me djathin parmixhan të mbetur, rikotën e mbetur, gjysmën e sallamit dhe pançetën e mbetur e mbulojmë përsëri me polentën që teproi.

Me kurrizin e lugës bëjmë disa gropa dhe me çdo gropë thyejmë dhe vendosim nga një vezë syze. Shpërndajmë pançetë dhe sallam në sipërfaqen e polentës. Hedhim pak kripë në çdo vezë dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 30 minuta.

 

Supë me perime dhe tërshërë

Përbërësit:

1 qepë e vogël

2 thelpinj hudhra

200 gr karrota

150 gr patate

200 gr kunguj të njomë

1/2 gotë tërshërë

Kripë dhe piper i zi

Vaj ulliri

Pak djathë i bardhë

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të prerë imët derisa të zbutet. (2-3 minuta). Shtojmë karrotat e prera në unaza, hudhrat, patatet e prera hollë, ujë, kripë, I lëmë të ziejnë për 8 minuta, shtojmë kungujt të prerë edhe ata hollë, tërshërën dhe I lëmë të ziejnë për 5 minuta.

Kalojmë supën në blender dhe e kthejmë atë në krem. E shërbejmë duke shtuar 1 lugë çaji vaj ulliri dhe një lugë gjelle djathë të bardhë të thërrmuar, ose kungull; karrotë, patate të prera në kubikë të vegjël dhe të kaurdisura për 5 minuta.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?