Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Makarona me pulë e limon dhe Spinaq me patate e vezë

2 Mars 2020, 10:56| Përditesimi: 2 Mars 2020, 15:26

  • Share

Makarona me pulë dhe limon

Përbërësit:

500 gr fileto pule

Kripë dhe piper i zi

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 qepë e vogël

2 lugë gjelle lëng limoni

1 lugë çaji lëkurë limoni

100 ml lëng pule

200 ml krem pana

3 lugë gjelle parmixhan i grirë

2 lugë gjelle majdanoz i grirë

320 gr makarona (pene)

djathë mozzarella

Përgatitja:

Vendosim 2 lugë gjelle vaj në tigan dhe sa të ngrohet shtojmë fileton e pulës të prerë në shirita. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Kaurdisim mishin derisa të zverdhet. Largojmë mishin nga tigani.

Shtojmë në tigan dhe 1 lugë gjelle vaj, shtojmë qepën të grirë shumë imët, e kaurdisim derisa të zbutet dhe e shuajmë me 2 lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë kafe lëkurë limoni, 1 filxhan kafe lëng pule, panën dhe e lëmë të valojë duke shtuar 3 lugë gjelle parmixhan të grirë dhe kripë e piper të zi, majdanozin e grirë hollë dhe mishin e pulës të skuqur. I përziejmë mirë të gjitha.

Shtojmë makaronat gjysmë të ziera, i shtrojmë në një tavë dhe mbi makarona hedhim mozzarellën e copëtuar dhe pak parmixhan. E vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 15 minuta.

Në fund shtojmë sërish pak majdanoz dhe e servirim.

 

 

Spinaq me patate dhe vezë

Përbërësit:

2 qepë të vogla

3 thelpinj hudhra

3 patate

1 lugë gjelle pure domate

500 gr spinaq

Kripë dhe piper të zi

majdanoz

1 ½ lugë gjelle lëng limoni

4 vezë

vaj ulliri

Përgatitja:

Lajmë, pastrojmë spinaqin dhe e presim atë. Qërojmë patatet dhe I presim në kubikë të vegjël me mbrinjë 0.5 cm. Qepët i grijmë shumë hollë, gjithashtu edhe hudhrat.

Në një tigan të thellë ngrohim vajin, shtojmë qepën dhe e kaurdisim atë derisa të ulë volumin.

Shtojmë hudhrat, patatet e prera në kubikë dhe i kaurdisim për 2-3 minuta.

Shtojmë 1 lugë gjelle salcë domate dhe spinaqin i përziejmë duke shtuar 1 lugë kafe ujë të valuar, kripë, piper të zi, majdanoz, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe I përziejmë mirë.

Vendosim kapakun për 2 -3 minuta.

Shtojmë vezët dhe i lëmë derisa të mpiksen dhe e shërbejmë të ngrohtë.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?