Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Fileto pule në furrë të marinuara me kos dhe Sallatë festive me patate dhe salçiçe

26 Shkurt 2020, 10:39| Përditesimi: 26 Shkurt 2020, 15:37

  • Share

Fileto pule në furrë të marinuara me kos

Përbërësit:

1 kg fileto pule

1 lugë gjelle miell

1 tas kos (400 gr)

1 1/2 filxhan kafeje vaj

Kripë dhe piper i zi

1 lugë çaji piper i kuq

1 thelpi hudhër

Përgatitja:

Lajmë mishin e pulës dhe e presim atë në kubikë sipas dëshirës suaj.

Në një tas vendosim një lugë gjelle miell, kos, vaj, kripë, piper të zi, piper të kuq dhe 1 thelpi hudhër të shtypur.

I përziejmë të gjithë përbërësit derisa të na formohet një masë në trajtën e një salce.

Vendosim në të copat e pulës dhe I përziejmë mirë me qëllim që të na vishen me salcën.

E mbulojmë dhe e lëmë 30 minuta ose një orë në frigorifer.

Nxehim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius. Vendosim copat e pulës njëra pas tjetrës në tepsi. Salcën që ka tepruar e hedhim mbi copat6 e mishit. Vendosim tepsinë në furrën e parangrohur për 50 minuta.

 

 

 

Sallatë festive me patate dhe salçiçe

Përbërësit:

1 kg patate

2 mollë të kuqe

300 gr kastraveca turshi

1 qepë mesatare

250 gr krem djathi

150 gr majonezë

8 salçiçe

Kripë dhe piper i zi

1 domate

Përgatitja:

Ziejmë patatet në ujë me kripë. Më pas I qërojmë dhe I presim në copa të vogla, në kubikë me brinjë 1 cm.

Lajmë mollët mirë dhe I thajmë. Bashkë me lëkurë I presim në kubikë me brinjë 0.5 cm.

Qepën e presim në kubikë shumë të vegjël.

Shpëlajmë kastravecat turshi dhe i presim njësoj si mollët.

Të gjithë këto përbërës i vendosim në një tas.

Në një tas tjetër trazojmë mirë me tel dore kremin e djathit me majonezën. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Shtojmë në të 2 lugë gjelle nga lëngu i turshive, për të bërë kremin e djathit më kremoz. Shtojmë kremin e djathit dhe majonezën në tasin ku kemi përgatitur përbërësit e sallatës.

I trazojmë mirë patatet, mollët, kastravecat dhe 1qepën e grirë me salcën me kremin e djathit dhe majonezën.

Pasi të përzihet mirë sallata e vendosim në një tepsi unazë dhe e nivelojmë mirë, duke e ngjeshur me kurrizin e një luge.

E vendosim në frigorifer në të freskët, për të paktën 1 orë.

Në fund, pasi të jetë mpiksur dhe ftohur sallata, e dekorojmë duke prerë feta të holla rrumbullake salçiçe dhe kastraveca turshi, i vendosim një rrethore me kastraveca dhe një me salçiçe, duke mbuluar gjithë sipërfaqen e sallatës. Në qendër vendosim dhe një fetë domate, pasi e nxjerrim nga unaza e tepsisë, e servirim në tryezë.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?