Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Bukë me gjalp e shtresa djathi dhe Spinaq me karkaleca

18 Shkurt 2020, 14:54| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 10:52

  • Share

Bukë me gjalp dhe shtresa djathi

Përbërësit:

400 gr miell

200 ml qumështi i ngrohtë

7 gr maja e thatë (1 pako)

1 lugë çaji sheqer

1 kokërr vezë

kripë

100 gr gjalp i tretur

200 gr djathë i verdhë që shkrin

Përgatitja:

Në një tas vendosim qumështin e ngrohtë shtojmë majanë e thate, 1 lugë caji sheqer, 1 lugë gjelle miell, Të gjithë këtë përbërës i përziejmë mirë dhe i mbulojmë me picetë dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta në temperaturë ambienti.

Pasi të kalojnë 10 minuta shtojmë në një tas 1 vezë të plotë, kripë, 50 gr gjalp të tretur, 370 gr miell, e trazojmë fillimisht me lugë druri dhe më pas me duar derisa të na formohet një brumë si për petët e byrekut.

E mbulojmë përsëri brumin me picetë dhe e lëmë të pushoje dhe për 1 orë tjetër derisa brumi të dyfishohet.

Pas 1 ore e largojmë nga tasi, e punojmë lehtë dhe e ndajmë në kulacë afërsisht 6-7 kulacë.

Hapim kulacët në petë të trasha në një madhësi mesatare sa një tavë keku 28-32 cm.

Vendosim petët në një tavë të lyer me gjalp të tretur.

Lyejmë petën me gjalp me ndihmën e një furce.

Grijmë djathin kackavall të butë dhe përhapim mbi petë.

Përsëri vendosim petën e lyejmë më gjalp, shpërndajmë djathë dhe kështu vazhdojmë deri në petën e fundit.

E lyejmë deri në fund, e presim në copa, e lëmë të pushojë dhe 30 minuta.

Më pas e vendosim tepsinë në furrë, të piqet për 30 minuta, në temperaturë 180-190 gradë Celsius.

Spinaq me karkaleca

600 gr spinaq

1 qepë të vogël (charlotte)

1 thelpi hudhër

1 lugë çaji gjalp, vaj ulliri

1 lugë çaji susam

12 karkaleca

Për marinimin e karkalecave:

1 thelpi hudhër

vaj ulliri

kripë dhe piper I zi

2 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Pastrojmë dhe lajmë spinaqin.

Ziejmë spinaqin me pak ujë dhe kripë për 2 minuta.

Më pas e kullojmë dhe e shtrydhim mirë, e më pas e presim vrazhdë.

Në një tigan me një lugë caji gjalp dhe 1 lugë caji vaj kaurdisim qepën të grirë imët dhe shtojmë hudhrën e grir hollë dhe i kaurdisim për rreth 4 minuta.  Trazojmë në tigan sëbashku me qepën edhe susamin dhe spinaqin dhe i përziejmë së bashku duke rregulluar shijen me kripë, piper dhe arrëmoskat.

Përgatisim marinimin e karkalecave:

Në një tas përziejmë hudhër të shtypur, vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe 2 lugë gjelle limon. I përziejmë mirë dhe marinojmë karkalecat.

Vendosim karkalecat në një tigan zgare duke i lyer herë pas here me furcë me marinadën derisa të piqen nga të dyja anët.

Shërbejmë spinaqin me karkaleca (opsionale: mund te vendosim si bazë poshtë spinaqit dhe 1 lugë gjelle kus-kus të gatuar.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?