Të fiksuar pas bizhuterive, kapen 2 hajdutët që bënë kërdinë në Tiranë

24 Gusht 2020, 10:32| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 10:34

  • Share

TIRANË-Dy hajdutë u arrestuan me akuzën e vjedhjes së 7 banesave në operacionin e koduar “Liqeni i thatë”. Dy të arrestuarit janë I. I. 28 vjeç, dhe E.S. 43 vjeç, të dy banues në Tiranë. Vjedhja e fundit u realizua ditën e djeshme, e cila rezultoi fatale duke i çuar në pranga. Dy hajdutët ishin të fiksuar pas bizhuterive, ndërsa kanë vjedhur edhe shuma të konsiderueshme parash.

Vjedhjet e kryeja nga dy të arrestuarit, sipas policisë
- Më datë 23.08.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit D. C.

- Më datë 25.07.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.T.

- Më datë 11.06.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.K.

- Më datë 15.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetases I.B.

- Më datë 14.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.Rr.

- Më datë 13.01.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases L.A.

- Më datë 28.12.2019 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.K.

Policia njofton se vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta dy persona. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim me shumë se një here.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?