Skënder Hyseni, Miroslav Lajçak, Marko Gjuriç

Të enjten, takimi mes Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh

27 Tetor 2020, 15:00| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 15:03

  • Share

Pas më shumë se një muaji ndërprerje,  të enjten më 29 tetor në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Takimi ishte planifikuar të mbahej  në fund të muajt shtator, por u shty për shkak të situatës së shkaktuar nga Covid-19 si dhe për shkak të pengesave të paraqitura rreth temave në dialog.

Kosova në nivel ekspertësh do të përfaqësohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skënder Hyseni, ndërkaq Serbia përfaqësohet nga Marko Gjuriç.

Sipas burimeve në Bruksel, pritet që temë e diskutimeve do të jenë çështjet financiare dhe pretendimet pronësore të palëve.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka rinisur gjatë kësaj vere dhe deri më tani janë zhvilluar disa takime, si në nivel të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, por edhe mes delegacioneve në nivel ekspertësh. Por, për më shumë se një muaj nuk ka pasur takime ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë dhe njëra prej shkaqeve ishte refuzimi i Kosovës për të biseduar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe insistimi i Serbisë që të bisedohet për këtë temë si prioritet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?