Futbollistët e Kombëtares

Të enjten shorti, Shqipëria dhe 53 përfaqësuese mësojnë kundërshtarët në Ligën e Kombeve! Detajet për grupin dhe ndarjen e vazove

7 Shkurt, 10:08| Përditesimi: 7 Shkurt, 10:12

  • Share

Të enjten në Paris duke nisur nga ora 18:00 do të hidhet shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve për sezonin 2024-2025 ku 54 përfaqësuese, përfshirë edhe Shqipërinë do të njohin kundërshtarët. Përfaqësueset si gjithmonë do të ndahen në katër Liga, ku Ligat A,B dhe C do kenë katër grupe me nga katër skuadra. Ndërkohë në Ligën D do jenë dy grupe me nga tre ekipe.

Në bazë të rezultateve në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve janë ndarë grupet dhe vazot ku Shqipëria bën pjesë në Ligën B të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë në short nuk mund të ndeshen me Slloveninë, Irlandën dhe Malin e Zi, pasi bëjnë pjesë në të njëjtën vazo. Ndërkohë kundërshtari më i fortë që rrezikojnë kuqezinjtë është Anglia, që ndodhet në vazon 1 të Ligës B. Rivalët e tjerë të mundshëm nga kjo vazo janë Austria, Çekia dhe Uellsi.

Kjo është edhe ndarja e vazove, në bazë të rezultateve të fundit në Ligën e Kombeve që ka bërë UEFA. (FOTO si janë ndarë vazot).

Fituesit e katër grupeve në Ligën B edicionin e vitit të ardhshëm do ngjiten në Ligën A, ndërsa katër vendet e fundit të katër grupeve në Ligën B do zbresin në Ligën C. Kjo vlen për secilën Ligë, me përjashtim të D që nuk mund të zbresin më shumë. Ndërkohë për herë të parë këtë edicion do ketë një tur shtesë pasi të mbarojnë ndeshjet në grupe. Vendet e para të katër grupeve në Ligën A do luajnë çerekfinalet me katër vendet e dyta të katër grupeve po në Ligën A. Nga këto katër ndeshje do përcaktohen gjysmëfinalistët dhe më pas sipas formulës edhe kompeticioni.

Dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve do jenë nga datat 5-10 qershor, ndërsa për secilën kombëtare, me përjashtim të grupit D do kenë nga 6 ndeshje. Edicionin e fundit të Ligës së Kombeve Shqipëria u rendit e fundit në grupin e saj në Ligën B, por për shkak se Rusia u përjashtua nuk zbriti në Ligën C. Ky moment shënoi edhe fundin e aventurës për trajnerin Edy Reja, ndërsa me Sylvinhon kuqezinjtë kanë siguruar Europianin.  

Kalendari:

Ndeshja 1 – 5-7 Shtator 2024

Ndeshja 2 –  8-10 Shtator 2024

Ndeshja 3  –  10-12 Tetor 2024

Ndeshja 4 –   13-15 Tetor 2024

Ndeshja 5 –   14-16 Nëntor 2024

Ndeshja 6 –    17-19 Nëntor 2024

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?