'Të dua, kam ditë që të shikoj', 13 vite burg për shqiptarin që përdhunoi 70 vjeçaren greke

1 Prill, 20:39| Përditesimi: 1 Prill, 20:56

  • Share

Me 13 vite burg është dënuar një shqiptar i akuzuar se ka përdhunuar një 70 vjeçare greke.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në datën 9 qershor të vitit të kaluar teksa e moshuara flinte në shtëpinë e saj në Skala Patmos kur ndjeu se dikush hapi derën e banesës së saj.

E moshuara ka kuptuar se dikush i ka hyrë në shtëpi dhe është ngritur duke u përballur me shqiptarin i cili siç ka rrëfyer ajo mbante thikë në duar. Nën kërcënimin e thikës ai e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Mediet greke shkruajnë se e moshuara gjatë përdhunimit i tha “nuk ke të dashur, çfarë do me mua, unë jam e sëmurë dhe plakë”. Ndërsa shqiptari i ishte përgjigjur: “të dua, kam ditë që të shikoj” .

Gjatë kryerjes së aktit, viktima nuk ka bërë rezistencë, pasi kishte frikë.  ADN-ja e gjetur në rrobat e të moshuarës përputhej me atë të shqiptarit.

 

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?