Mario Dedivanovic

'Të dua, do më mungosh përgjithmonë', make-up artisti shqiptar Mario humb xhaxhain nga koronavirusi

1 Maj 2020, 21:25| Përditesimi: 2 Maj 2020, 16:58

  • Share

Make up artisti i njohur shqiptar Mario Dedivanovic ka humbur xhaxhin e tij nga koronavirusit.

Lajmi e dha vetë grimieri me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shpreh dashurinë për xhaxhain e tij, duke thënë se do t'i mungojë gjithmonë.

“U prehsh në paqe i ëmbli im Axhi. Të dua. Sot ne përcollëm xhaxhain tim të dashur i cili humbi betejën me Covid-19. Do të më mungosh përgjithmonë”, shkruajti Mario.

Mario zbuloi se xhaxhai i tij ishte prekur me COVID-19 rreth dy javë më parë, por fatkeqësisht humbi betejën me koronavirusin.

Grimieri shqiptar u erdhi në ndihmë qindra mjekëve në Neë York në betejën kundër koronavirusit, dudke qepur maaska për ta.

Postimi i tij

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?