Të drejtat e njeriut,Basha thirrje:
Bashkohuni,Rama po iu shkel!

10 Dhjetor 2017, 12:04| Përditesimi:

  • Share
Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, teksa ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë. Basha shkruan në 'Facebook' se qeveria e Edi Ramës po shkel përditë dinjitetin e qytearëve me makutërinë e tenderave e koncesioneve. 

Basha iu ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen, duke e parë këtë garancinë e vetme të fitores në betejën për liri dhe të drejtat njerëzore. Sipas tij, fatkeqësisht shqiptarët ende nuk zgjedhin dot të lirë, nuk gëzojnë dot lirinë e plotë të fjalës nga censura e qeverisë, edhe pse 27 vite pas ardhjes së demokracisë.

“Sot, ne 10 dhjetor 2017, diten nderkombetare te te drejtave te njeriut, duhej te debatonim si shoqeri per te drejtat e grave, te femijeve, per te drejtat e te rinjve, per permiresimin e kushteve ku secili te ushtronte dhe te gezonte te drejtat qe i takojne. Por fatkeqesisht 27 vite pas ardhjes se demokracise, ne shqiptaret ende nuk zgjedhim dot te lire, nuk gezojme dot lirine e plote te fjales nga censura e qeverise mbi median, nuk perfitojme dot nga liria e vertete e tregut prej monopoleve te pushtetit. Edi Rama i ka asgjesuar keto te drejta me shitblerjen e votes, me shantazhe dhe me kercenime. Qeveria e tij e shkel perdite dinjitetin e qytetareve me makuterine e tenderave e koncesioneve, me shperdorimin qe ju ben fondeve publike, me arrogancen ndaj njerezve. Kjo qeveri njeh vetem privilegjet e saj, dhe shkel me kembe te drejtat e lirite e njerezve te thjeshte. Bashkimi i te gjithe shqiptareve eshte garancia e fitores ne betejen per liri dhe te drejtat njerezore.”​

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?