Të dielën zgjedhjet në Kukës, KQZ dërgon materialet zgjedhore

22 Shtator 2023, 14:00| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 14:47

  • Share

Kanë mbërritur në Kukës materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Kukës. Ato janë transportuar nga mjetet e ushtrisë të shoqëruara nga Policia e Shtetit dhe janë vendosur në palestrën e shkollës 9 vjeçare “Lidhja e Prizrenit”. Kryetari i KZAZ Kukës, Sahit Doçi bëri të ditur se të gjitha materialet kanë ardhur dhe se do bëhet shpërndarja të shtunën në qendrat e votimit.

Janë në total 45 mijë 946 qytetarë me të drejtë vote, që të dielën i drejtohen kutive të votimit në 74 qendra votimi për të zgjedhur kryebashkiakun e Kukësit. Ata do të kenë vetëm një fletë votimi, ku do të jenë të renditur dy kandidatët e vetëm në garë. Numrin 1 e mban Albert Halilaj i socialistëve, ndërsa numrin 2 Emri Vata i koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Qendra e Numërimit të Votave do të jetë në palestrën e shkollës 9-vjecare “Lidhja e Prizrenit” ndërsa po bëhen përgatitjet e fundit për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të pjesshme të 24 shtatorit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?