Të dielën zgjedhje, Rrogozhina rivoton kryebashkiakun! Në garë sërish Memolla e Hoxha! Të dënuarit nuk do të votojnë

21 Korrik 2023, 19:59| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 20:07

  • Share

Më 23 korrik, rreth 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës janë thirrur sërish në votime. Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, 2 kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë një shans të dytë: për t’u besuar nga qytetarët në krye të bashkisë.

Janë 54 qendra votimi deri më tani, në të cilat, 32 mijë e 826 qytetarë do të drejtohen, nga ora 07:00-19:00 dhe ndryshe nga 14 maji, do të kenë vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun, ku po njëjtë si në zgjedhjet vendore, i pari në fletën e votimit do të jetë i renditur kandidati socialist Edison Memolla dhe numrin 2 do ta mbajë Shkëlqim Hoxha.

Shpresat për këtë të fundit janë shtuar, pasi në këto zgjedhje nuk do të votojnë të burgosurit, që në zgjedhjet e fundit vulosën fitoren e Edison Memollës. Në KQZ ka mbërritur një kërkesë nga burgjet për votimin e 89 të burgosurve që gëzojnë të drejtën e votës në institucionin e burgut “Kosova”, por afatet nuk premtojnë, e përsa kohë nuk ka një vendim nga Bashkia e KZAZ-ja,  në burg nuk do të ngrihet një qendër votimi.

Në zgjedhjet e 14 majit, në Rrogozhinë morën pjesë në votime rreth 11 mijë votues,  por me ankesë të koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Kolegji Zgjedhor vendosi të shpallë të pavlefshme zgjedhjet pas një sërë shkeljesh.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?