Të dielën shorti i Europianit, kombëtarja kuqezi në vazon e tretë! Rrezikon Kosovën si kundërshtarë

8 Tetor 2022, 14:27| Përditesimi: 8 Tetor 2022, 14:46

  • Share

Të dielën në orën 12:00 kombëtarja shqiptare do të njohë në Frankfurt kundërshtarët për eliminatoret e Europianit 2024. Në short do të marrin pjesë 53 përfaqësuese Europiane me përjashtim të Gjermanisë, që është e kualifikuar direkt si organizatore, ndërsa Rusia deri në një vendin të dytë vijon të jetë e pezulluar nga çdo aktivitet i UEFA-s apo FIFA-s.

Nga 6 vazo që janë gjithsej, Shqipëria ndodhet në të tretën bazuar në renditjen e FIFA, ndërsa shorti do përcaktojë 10 grupe, 7 nga të cilat me 5 skuadra dhe 3 me nga 6 skuadra. Katër kombëtare të kualifikuara në ‘final-four’ të Ligës së Kombeve Italia, Holanda, Kroacia dhe Spanja do shortohen në grupe me 5 skuadra, si pasojë e kalendarit të ngjeshur. Sa i përket Kosovës ajo pozicionohet në vazon e katërt dhe do ketë tre kundërshtarë më të fortë se vetja në letër. Një prej tyre mund të jetë edhe Shqipëria.

Nga kualifikueset shkojnë në Europian vendet e para dhe të dyta. Në total 20 skuadra. 1 është fituesja e Ligës së Kombeve, ndërsa 3 skuadra të tjera do përcaktohen nga faza ‘play-off’. Faza finale e Europianit, ku do të marrin pjesë 24 skuadra, do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024 në Gjermani.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?