Bledar Qemalaj

'Të dënuar për vrasje e prostitucion'/ Kush janë 5 të dënuarit që janë vënë ne shënjestrën e OFL-së

7 Dhjetor 2020, 12:50| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 13:06

  • Share

FIER- 5 të dënuar u është dërguar formulari i pasurisë, për të justifikuar burimin e të ardhurave të tyre.

Report Tv mëson se janë vënë në shënjestrën e Operacionit Forca e Ligjit (OFL) Arjan Rushi, Roland Sota, Marteos Pasho, Enri (Gazmir) Ajdinaj. Në sitën e OFL-së është dhe Bledar Qemalaj i cili në vitin 2004  ka vrarë Edmond Vruho, për hakmarrje pasi ky i fundit i kishte vrarë vëllanë. Ndërsa në datën 25-26 gusht 2004, Bledar Qemalaj në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë ka arritur që të trafikojë nga Shqipëria drejt Italisë 15 kg heroinë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

"Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B. Q., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;
A. R., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vjedhja me armë”;
R. S., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;
M. P., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
E.(G.) A., banues në Ballsh, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë", njofton OFL.

Bledar Qemalaj

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?