Të dënuar për rrëmbim, dhunë dhe shkatërrim prone, ekstradohen dy shqiptarë nga Britania dhe Gjermania

10 Mars, 11:30| Përditesimi: 10 Mars, 12:31

  • Share

TIRANË - Një 34-vjeçar dhe një 43-vjeçar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi ishin dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, janë ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Abedin Bacja, i cili është dënuar me 5 vjet burgim nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në vitin 2013, Bacja dhe 2 shtetas të tjerë, kanë marrë me forcë në automjet, shtetasin e identifikuar me inicialet  A. Xh..

Më pas kanë telefonuar babanë e tij, të cilin e kanë kanosur për jetën e të birit, nëse nuk iu jepte shumën 7500 euro.

“Nga Gjermania, të shtetasit Abedin Bacja, 34 vjeç, lindur në Fier. Ai është dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”,- njofton policia.

Ndërsa nga Mbretëria e Bashkuar, u ekstradua 43-vjeçari i identifikuar me inicialet R.M., ndaj të cilit Gjykata e Matit, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Në vitin 2021, ky person ka goditur në kokë dhe në trup, me send të fortë (levë hekuri), kunatin e tij, dhe i ka dëmtuar automjetin.

“Nga Mbretëria e Bashkuar, të shtetasit R. M., 43 vjeç, lindur në Mat. Gjykata e Matit, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”,-njofton policia.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?