'Lamborghini dhe hotel', sekuestrohet 550 mijë euro pasuri në Cërrik e Elbasan! Pronarët të dënuar për prostitucion në Belgjikë e Itali (EMRAT)

1 Shkurt, 09:18| Përditesimi: 1 Shkurt, 13:25

  • Share

ELBASAN- Disa prona me vlerë 550 mijë euro janë sekuestruar në Elbasan, të dyshuara se janë përfituar nga të ardhurat prej krimit, pronarët e të cilëve rezultojnë të dënuar për prostitucion.

Më kërkesë të prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur sekuestrimin e 2 pasurive në pronësi të Arjan Kamanit, i cili i kishte regjistruar pronat në emër të tij dhe të afërmve. Konkretisht është sekuestruar 1 objekt 3-katësh (me aktivitet bar, restorant dhe hotel), në Cërrik  në kuadër të procedimit pasuror të vitit 2020, dhe 1 automjet "Lamborghini".

Nga hetimet dyshohet se pasuritë e sekuestruara kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Arjan Kamani, i cili është i dënuar në Belgjikë, për veprën penale "Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion".

Po ashtu policia ka sekuestruar pasurinë e Uard Kalotit, 34 vjeç, banues në Elbasan. Konkretisht i është sekuestruar një objekti banimi me sipërfaqe 105 m2, në Elbasan.

'Me kërkesë të prokurorisë, në kuadër të procedimit penal nr. 977 të vitit 2023, gjykata vendosi sekuestrimin e një apartamenti në pallatin 583/4 Sh.1, kati 9 Ap.19 me sip.105 m2 me nr.pasurie 5/287+1-19, në Lagjen e Re.'- njofton prokuroria e Elbasanit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo pasuri e sekuestruar e ka burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Uard Kaloti, i cili ka qenë i dënuar më parë, në Itali, për veprën penale "Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion".

Ora 12:44
Lamborghini që u sekuestrua në Cërrik, pritet të kalojë në dorë të policisë rrugore të Tiranës

1706775586_lamborghini.JPG

Makina luksoze Lamborghini e cila u sekuestrua me vendim të prokurorisë së Elbasanit në Cërrik, dhe që ishte në pronësi të Arjan Kamanit, i dënuar për prostitucion, pritet që t’i kalojë policisë rrugore të Tiranës.

Makina luksoze dyshohet se është blerë nga të ardhurat e krimit, dhe të gjitha makinat super luksoze që u janë sekuestruar anëtarëve të grupeve kriminale në vend, përdoren nga policia e shtetit.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar më herët se nuk do të shitet asnjë mjet dhe pasuri e sekuestruar nga krimi i organizuar, sepse sipas një studimi ndodh që këto pasuri përfundojnë tek të njëjtët persona që i kishin më para.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shoku: 01/02/2024 14:04

    Ky te pakten I ka regjistruar ne emrin e tij nuk e ka vrare mendjen fare I ka rene shkurt e bukur, u ba ca u ba lene maaaa.

    Përgjigju
  • Akif: 01/02/2024 11:17

    Po ky per cfare e donte lamborxhinin ne fshat , per pordhe . Mire ka paska bo spaku .

    Përgjigju
  • Qobani: 01/02/2024 10:24

    Dallimi ashtë i madh mes dashunis të Nanës dhe gruas,e kam të përjetume tlumtë ata që e kan arushen e bardhë Nanë,ta mush shpirtin me dashni për krejt jetën,ska nevoj me mush si batariat e tesllës,dashunia e gruas sa isha i ri thojke kokën e vogël i menqur si ti nuk ka,tani penxioner po thot kokën e madhe budalla si ti nuk ka,o burra banjani hyzmetin përjetoni ligjin e nanës Natyr dhe tregoni,folni me rinin,tregoni të vërtetën

    Përgjigju
  • XHA JAHO: 01/02/2024 10:08

    Si sju vjen turp qe merreni me popullin e thjeshte

    Përgjigju
    • Deni: 01/02/2024 12:17

      Xha Jaho,ti si popull i thjeshte ke lambo?E hotel restorante? Se un nuk kam edhe SPAK nuk para e rruan per mua…ti nqs ke,deklaroje ose mos e deklaro edhe do te ta marin…aq kollaj e paster esht e shkruar ne fletoren e ligjit

    • Or tej: 01/02/2024 10:48

      Gjithmone populli i thjeshte e ha or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?