Të dënuar për prostitucion dhe trafik droge, OFL u dërgon formularin 4 personave në Lezhë

28 Korrik 2020, 16:47| Përditesimi: 28 Korrik 2020, 16:48

  • Share

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar ditën e sotme formularin për deklarimin e  pasurisë 4 personave në Lezhë të dënuar për prostitucion dhe lëndë narkotike.

Konkretisht OFL ka kërkuar deklarimin e pasurisë nga shtetasit:

-Gjergj Mirashi, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

-Gjorgjo Gjoka, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim;

-Albin Dodaj, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Lulëzim Zefi , banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Xhevi: 08/08/2020 18:57

    Po Ben Ndokes a keni harru me ja dergu formularin. Edhe Beni ken i denum per shfrytzim prostitucioni, trafik...apo nuk e shihni pallatin ne hyrje te Lezhes

    Përgjigju
  • Taku: 28/07/2020 20:25

    Po ctregoni me keto kesaj i thon hajduti thot kapeni hajdutin boll se u regjem po pse nuk u coni deputeteve ministrave ,po lere si thot populli peshku qelbet nga koka e h skeni denuar asnje politikan ah i ziu popull ce ka gjet me keta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?