Foto ilustruese

Të dënuar për kultivim narkotikësh dhe vrasje, OFL u dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 4 personave

28 Shtator 2020, 14:23| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 14:24

  • Share

4 personave u është dërguar formulari për deklarimi i pasurive nga Operacioni Forca e Ligjit.

Formulari u është dërguar:

Bajram Hidrit banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale ''Kultivimi i narkotikëve'', “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Hil Ndreca, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale ''Kultivimi i narkotikëve'', “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Albert Malçi, banues në Mat, i dënuar për veprën penale "Vrasja me paramendim", e kryer në bashkëpunim;

Altin Nogaj, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?